Shqipëria bie me katër vende, në raportin botëror për sistemin e drejtësisë të vitit 2020.
Vendi ynë renditet në vendin e 78 nga 128 vende të botës.
Në nivel rajonal ai renditet në vendin e 9 nga 14 vende të rajonit.
Raporti tregon së pikët totale të Shqipërisë kanë ardhur duke u ulur që prej vitit 2015. Konkretisht:
- Në vitin 2015 Shqipëria grumbulloi 0.52 pikë.
- Në vitin 2016 Shqipëri grumbulloi 0.50 pikë.
- Në vitet 2017-2018 Shqipëria grumbulloi 0.51 pikë.
- Në vitin 2019 Shqipëria grumbulloi 0.51 pikë.
- Në vitin 2020 Shqipëria grumbulloi 0.50 pikë.
Në lidhje me kufizimi e pushtetit qeveritar, Shqipëria renditet në vendin e 96, ndërsa për mungesën e korrupsionit në vendin e 100. Ndërkohë në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut renditet në vendin e 54, për sigurinë dhe rendin në vendin e 36. Në lidhje me sistemin gjyqësor, Shqipëria renditet në vendin e 87 për drejtësinë civile dhe në vendin 72 për drejtësinë penale.
Shqipëria ka rreth 3 vite pa Gjykatë Kushtetuese dhe një vit pa Gjykatë të Lartë. Ndërkohë me vazhdimin e procesin e vetingut numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve po pakësohet.