Raporti i Antidrogës italiane: Shqipëria burimi kryesor i marijuanës për Italinë – Pikat kryesore

Raporti i Antidrogës italiane: Shqipëria burimi kryesor i marijuanës për Italinë – Pikat kryesore

“Shqipëria është vendi i origjinës së shumicës së sasive të marijuanës që kanë si destinacion tregjet italiane dhe evropiane. Përveç marijuanës, bandat shqiptare luajnë një rol kyç dhe në trafikimin e kokainës në Itali.”

Kështu raporton Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali e cila sapo ka publikuar “Raportin Vjetor” në lidhje me vitin 2017.

Disa nga përfundimet kryesore të raportit lidhur me Shqipërinë janë:

  • Importet e marijuanës në Itali janë rritur ndjeshëm duke arritur në vitin 2017 në një rekord të konfiskimeve, mbi 90 ton nga rreth 41 tonë që ishin në vitin 2016.
  • Trendi i konfiskimeve në Itali, lidhet me kultivimin e marijuanës në Shqipëri.
  • Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narkotrafikut të përfshirë në trafikun e drogës me 25 nga 94 gjithsej. Pas tyre vijnë rrjetet nga Gambia dhe Maroku.
  • Klanet shqiptare kanë treguar se kanë një aftësi në rritje të menaxhimit në kultivimin e marijuanës dhe trafikimit të saj.
  • Klanet shqiptare po përdorin çdo vit e më tepër bimë me rendiment të lartë dhe metoda gjithnjë e më të larmishme të fshehjes, kultivimit dhe transportimit në brigjet italiane.
  • Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizata të tjera kriminale për kontrollin e pjesëve të rrugëve të trafikimit që arrijnë në Itali, si dhe për menaxhimin e rrjeteve të shpërndarjes së drogës.
  • Shumica e drogave të konfiskuara, afërsisht 95% u kapën jashtë vijës bregdetare, në ujërat territoriale dhe përgjatë kufijve detarë.
  • Në zonat kufitare, lidhur me trafikun e marijuanës shënohet edhe numri më i madh i shqiptarëve të arrestuar, 41 persona nga 93 të huaj të ndaluar në kufijtë italianë përgjatë vitit 2017 me ngarkesa marijuane.
  • Së bashku me ‘Ndrangheta’ në Kalabri, e cila […] ka ende një rol kyç në trafikimin e kokainës në Itali, gjatë vitit 2017, dolën në pah, disa grupe të ashpra të krimit të huaj, të përbërë nga shtetas marokene, nigerianë dhe shqiptarë.
  • Këta të fundit, si dëshmi e një hopi cilësor në aftësitë e tyre operative, konkurrojnë me grupimet e tjera kriminale, kontrollin e segmenteve të rrugëve të trafikut në Itali dhe drejtimin e rrjeteve të shpërndarjes në territorin kombëtar të substancave kryesore narkotike.
  • Shtetasit shqiptarë vijnë të dytët në personat e huaj të arrestuar për trafik dhe shpërndarje të kokainës, me rreth 1.100 persona të arrestuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>