Raporti i DASH: Shqipëria nuk plotëson kushtet minimale për të luftuar trafikun njerëzor

Raporti i DASH: Shqipëria nuk plotëson kushtet minimale për të luftuar trafikun njerëzor

Departmenti amerikan i Shtetit publikoi të premten raportin për Trafikimin e Personave në botë gjatë vitit pandemik.

Raporti detajon përpjekjet e qeverive për të parandaluar dhe luftuar trafikun e personave në botë.

Ai thekson se pandemia pati efekte negative në këto përpjekje, për shkak se një pjesë e mirë e qeverive devijuan fondet për të luftuar virusin, që rezultoi “në uljen e masave të mbrojtjes dhe ofrimit të shërbimeve për viktimat, zvogëlimi i përpjekjeve parandaluese dhe pengesat për hetimet dhe ndjekjet penale të trafikantëve”.

Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, raporti thekson qysh në fillim se qeveria shqiptare nuk përmbush standardet minimale për eleminimin e trafikimit, megjithëse “po bën përpjekje të konsiderueshme”.

DASH konstaton se qeveria nuk dënoi asnjë trafikant, identifikoi më pak viktima dhe uli financimin ndaj OJQ-ve.

“Qeverisë i munguan përpjekjet e kontrollit për popullatat në nevojë – veçanërisht migrantët, azilkërkuesit, individët në seks komercial dhe fëmijët – dhe njësitë lëvizëse të identifikimit të viktimave (MIU) mbetën të pafinancuara dhe të stafit, megjithëse identifikonte shumicën e viktimave çdo vit”, shkruhet në raport.

Megjithëse në raport përgëzohet formimi i SPAK, që mund të luftojë treafikun në kuadër të krimit të organizuar, ai shton se prokurorët e rretheve nuk kanë përvojë dhe kapacitet të ndjekin rastet e trafikimit.

Në disa raste vëzhguesit vunë re se autoritetet ngatërronin prostitucionin me trafikun e personave e në raste të tjera ato mendonin se trafikimi duhet të ketë element të trafikut ndërkombëtar.

LEXO  Basha: Dako pjesë e krimit të organizuar

“Burimet e kufizuara dhe qarkullimi i vazhdueshëm brenda zbatimit të ligjit krijuan pengesa shtesë për ruajtjen e kapacitetit për të hetuar trafikimin,” lexon raporti.

OJQ-të, të cilat funksionojnë si qendra strehimi për viktimat funksionojnë nën kufizime financiare dhe  mbështeten tek burimet e jashtme për kostot e funksionimit.

Edhe financimi i pakët shoqërohet me vonesa dhe zbatimi i programeve sociale në bazë bashkish inkurajon korrupsionin nga ana e zyrtarëve lokal.

Një tjetër problem që kjo sillte ishte se bashkia i jep përparësi OJQ-ve që operojnë në rang lokal, e jo në rang kombëtar.

Në raport gjithashtu shkruhet se “Qeveria raportoi se linja telefonike e Drejtorisë së Policisë së Shtetit nuk funksiononte në vitin 2020”.

Megjithatë, sipas DASH, përpjekjet e qeverisë për të luftuar trafikun, krahasuar me perjudhën e mëparshme, janë rritur.

DASH rekomandon që qeveria:

– Të  ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët – përfshirë zyrtarë;

– Të rrisë përpjekjet për të kontrolluar kategoritë në vështirësi dhe për të trajnojë zyrtarët e vijës së parë për identifikimin e viktimave;

– Të trajnojë prokurorët dhe zyrtarët gjyqësorë, veçanërisht prokurorët e rretheve, për hetimin dhe ndjekjen penale të çështjeve të trafikimit;

– Të rrisë fondet dhe të krijojë mekanizma për shpërndaje të fondeve në strehëzat e OJQ-ve për viktimat e trafikimit;

– Të mundësojë inspektimin e bizneseve informale, akses në shërbimet e shëndetit mendor për viktimat dhe arsimimin për fëmijët viktima.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>