Raporti i DASH: Shqipëria përmbush kriteret minimale të trasparencës fiskale

Raporti i DASH: Shqipëria përmbush kriteret minimale të trasparencës fiskale

Një raport i lëshuar të premten nga Departamenti amerikan i Shtetit tregon se qeveritë e më shumë se gjysmës së vendeve, që marrin ndihmë të huaj nga SHBA-të, plotësojnë standardet minimale të transparencës fiskale.

Sipas të Transparencës Fiskale 2021 të Departamentit të Shtetit 74 nga 141 qeveri të vlerësuara plotësuan standardet bazë të transparencës, përfshirë edhe Shqipërine. Për më tepër, dy qeveri – Nigeria dhe Gambia – plotësuan kërkesat minimale për herë të parë.

Përmes këtij raporti, SHBA-ja promovon buxhete transparente, duke u siguruar njëkohësisht që ndihma e huaj që jep SHBA-ja shpenzohet në mënyrën e duhur dhe duke lehtësuar kërkesën e llogarisë së qytetarëve ndaj qeverisë.

Periudha e shqyrtimit për llogari të raportit ishte nga 1 janari deri  më 31 dhjetor 2020 dhe ai përpilohet në konsultim me qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare dhe civile.

Për të përbushur kriteret minimale të trasparencës, qeveritë duhet të disponojnë dokumentacion të plotë mbi buxhetin dhe prokurimet, të hapura për publikun.

Raporti rendit edhe  67 qeveri që nuk i plotësuan kërkesat.

Po ashtu, përmes Fondit të Inovacionit të Transparencës Fiskale, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të mbështesin projektet e transparencës për vitin 2021 për: Algjerinë, Bahreinin, Bangladeshin, Republikën Demokratike të Kongos, Guinean Ekuatoriale, Guajanan, Haitin, Irakun, Malavin, Nigerin, Nigerinë, Ruandën, Sudanin e Jugut, Surinamin, Taxhikistanin dhe Zambinë.

Kongresi amerikan mandaton këtë rishikim vjetor të praktikave buxhetore të vendeve, me synim forcimin e standardeve të transparencës fiskale.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>