Raporti i fundit, Hezbollahu në një kategori me kartelët e drogës në Amerikën Latine

Nga Exit News
Raporti i fundit, Hezbollahu në një kategori me kartelët e drogës në Amerikën Latine

Hezbollahu ka hyrë në kategorinë e grupeve të trafikut të drogës që veprojnë në “Zonën Tri-Kufitare” të Amerikës së Jugut, një rajon që shtrihet midis kufirit të Argjentinës, Brazilit dhe Paraguait, sipas një raporti të ri nga Qendra Begain-Sadat për Kërkimin Strategjik (BESA) në Izrael.

Zona Tri-Kufitare (TBA) ka qenë prej kohësh një strehë për krimin e organizuar dhe grupet terroriste. Në fakt, qysh në vitin 2003, një raport i një divizioni hulumtues të Kongresit amerikan, vuri në dukje se edhe atëherë, jo vetëm Hezbollahu, por Al-Kaida, Hamas dhe disa grupe të tjera militante islamike kishin prani të forta në këtë rajon.

“Gjatë dekadave të fundit, Hezbollah ka ndërtuar një makineri shumë miliarda dollarëshe të pastrimit të parave dhe trafikut të drogës në Amerikën Latine që pastron fitimet e krimit të organizuar përmes pikave të shumta në hemisferën Perëndimore, Afrikën Perëndimore, Evropën dhe Lindjen e Mesme,” thotë raporti i BESA.

Tradicionalisht, Hezbollah ka përdorur Zonën Tri-Kufitare më shumë si një qendër për pastrimin e parave, sesa trafikimin e kokainës, por kjo ka filluar të ndryshojë.

Sipas mediave lokale, një agjent i rangut të lartë i Hezbollahut, Nasser Abbas Bahmad, kishte krijuar rrjete kontrabande për të lëvizur sasi të mëdha kokaine, deri në 12 tonë në kohë, përpara se të zbulohej. Bahmad vepronte nga Paraguai duke shfrytëzuar eksportimin e qymyrit për të fshehur kokainën.

Hezbollah ka përdorur prej kohësh imigrantët libanezë të Zonës Tri-Kufitare, shumica e të cilëve mbërritën në fillim të shekullit të 20-të kur Amerika Latine pa një fluks emigrantësh nga ish-Perandoria Osmane, për të krijuar një perandori financiare përmes së cilës do të pastronte paratë e paligjshme të tyre dhe të grupeve të tjera të organizuara kriminale në të gjithë botën.

Hezbollah është një parti politike Shia e bazuar në Liban, me mbështetje të fortë ushtarake nga Irani. Aktiviteti i saj u shtri në disa vende me shumicë myslimane gjatë protestave politike dhe luftrave në vitet 80.

18 vende, Bashkimi Evropian, shumica e vendeve Arabe dhe së fundi Kosova e kanë deklaruar Hezbollahun, organizatë terroriste.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>