Evgjeni Bashari, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPS raportoi të premten, në Komisionin e Ligjeve.
“762 subjekte deklaruese janë hetuar gjatë 2020. Ndër to 72 raste janë referuar prokurorive. Ndërsa, 33 subjekte u gjobitën me masë administrative”, deklaroi Bashari.
Gjithashtu, ajo tregoi se ILDKP ka hetuar:
238 kandidatë për gjyqtar, prokuror apo punonjës hetimor të sistemit të drejtësisë.
163 punonjës të institucioneve të pushtetit vendor në vend.
149 raporte të korrupsionit dhe konfliktit të inetresit për sekrotin publik dhe për sektorin privat, u raportuan nga njësia e sinjalizuesve e vendosur në këto institucione.