Raporti i IPCC: OKB-ja jep alarmin për mbingrohje të planetit dhe katastrofat e ardhshme natyrore

Nga Exit News
Raporti i IPCC: OKB-ja jep alarmin për mbingrohje të planetit dhe katastrofat e ardhshme natyrore

Pas publikimit të një raporti ezaurues nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), një panel i OKB -së dha alarmin mbi gjendjen e rrezikshme ku ka arritur ngrohja globale dhe pasojat e tmerrshme që mund të sjellë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres e përshkruar raportin si një “kod të kuq për njerëzimin” dhe bëri thirrje t’i jepet fund përdorimit të qymyrit dhe lëndëve djegëse fosile, të cilat janë jashtëzakonisht ndotës.

“Këmbanat e alarmit janë shurdhuese. Ky raport duhet të tingëllojë si vdekje për qymyrin dhe karburantet fosile, para se të shkatërrojnë planetin tonë,” deklaroi Gutierrez.

Sipas panelit, cituar në një raportim nga Reuters, njerëzit janë “pa dyshim”  fajëtorët për situatën e krijuar, pasi temperaturat janë rritur me 1.1 gradë Celsius qysh nga epoka para-industriale.

Raporti del në përfundimin se nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme e në shkallë të gjerë për të zvogëluar emetimet, brenda 20 viteve të ardhshme, temperatura mesatare globale ka të ngjarë të rritet mbi 1.5 gradë Celsius.

Ndërkohë, nivelet e gazrave serrë në atmosferë janë aq të larta, sa mund të shkaktojnë karastroka klimatike për dekada të tëra e pse jo, edhe shekuj.

Shkencëtarët paralajmërojnë se valët e nxehta, uraganet e forta apo fenomene të tjera ekstreme të motit ka të ngjarë të bëhen më të rënda e më të shpeshta.

Raporti i IPCC, i publikuar 3 muaj para konferencës së klimës e njohur si COP26 në Glasgoë, mbështetet mbi 14 mijë studime shkencore. Ai jep një tabllo ezauruese të mënyrës së si ndryshimet klimatike po ndryshojnë ekosistemet e çfarë mund të presim më tej.

Deri më tani, zotimet e kombeve për të ulur emetimet kanë qenë të papërshtatshme për të ulur nivelin e gazrave serrë të grumbulluar në atmosferë.

Qeveritë dhe aktivistët reaguan ndaj gjetjeve me alarm, pasi raporti thekson se mund të jetë shumë vonë për të ndaluar rritjen eventuale të temperaturave, edhe nëse merren masa drastike. Por, po ashtu, paralajmëron pasoja katastrofike nëse qeveritë nuk bëjnë asgjë.

Kryeministri britanik Boris Johnson, vendi i të cilit do të presë konferencën për klimën, tha se dekada e ardhshme do të ishte “vendimtare” për të siguruar të ardhmen e planetit tonë:

“Shpresoj që raporti i sotëm i IPCC të jetë një thirrje zgjimi për botën që të ndërmarrë masa tani, para se të takohemi në Glasgoë në nëntor për samitin kritik të COP26.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>