Raporti i Lumturisë 2016 e rendit Shqipërinë ndër tre vendet më pak të lumtura në Europë. Sipas raportit, hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore të OKB-së, Shqipëria lë pas në Evropë vetëm Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ndërsa në botë renditet e 109-ta nga 157 shtete në total.
Ky raport merr në shqyrtim tregues të ndryshëm ekonomikë e social, si produktin e brendshëm bruto, përkrahjen sociale, korrupsionin, liritë e të drejtat e njeriut, jetëgjatësinë, shëndetësinë etj.
Një ndër përfundimet më të rëndësishme të raportit është se shoqëritë ku ka më pak pabarazi mes njërëzve janë më të lumtura. Në vend të parë si vendi më i lumtur në botë renditet Danimarka, ndërsa në vendet e fundit janë Burundi e Siria.