Raporti i OBSH-së: Kafshët burimi i transmetimit të Covid19 tek njeriu

Nga Exit News
Raporti i OBSH-së: Kafshët burimi i transmetimit të Covid19 tek njeriu

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) dhe Kinës mbi origjinën e Covid19 ka gjetur se virusi u transmetua nga lakuriqët e natës tek njeri përmes një kafshe tjetër. Gjetjet e raporti u publikuan të hënën nga Associated Press (AP), e cila ka parë draft raportin.

Gjetjet nuk i përgjigjen të gjitha pyetjeve dhe dyshimeve se virusi u prodhua në një laborator në Kinë. Ekipi i studiuesve ka propozuar një kërkim më të thellë mbi akuzat se virusi doli nga laboratori biologjik në Vuhan.

Njoftimi i publikimit të raportit u shty në mënyrë të vazhdueshme duke ngritur dyshime se Kina po përpiqet të shmangë fajësimin e saj për pandeminë.

AP ka parë një version të fundit të raportit. Ky draft ju dha gazetës nga një diplomat i një vendi anëtar të OBSH-së me vendqendrim në Gjenevë. Diplomati nuk e ka zbuliuar identitetin e tij sepse raporti nuk mund të shpërndahet përpara se të publikohet.

Ende nuk dihet nëse ky raort do të ndryshohet kur të publikohet. Shkencëtarët kanë hartuar disa skenarë të mundshëm të mënyrës së transmetimit të virusit.

Skenari i parë është që virusi ka kaluar nga lakuriqi i natës tek njeriut përmes një kafshe të dytë.

Skenari i dytë është transmetimi i virusit direkt nga lakuriqi i natës tek njeriu.

Skenari i tretë është shpërhapja e virusit përmes ushqimeve të ngrira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>