Raporti i “Transparency International”, Shqipëria e para në rajon për ligjet e bëra enkas për një grup njerëzish

Nga Exit News
Raporti i “Transparency International”, Shqipëria e para në rajon për ligjet e bëra enkas për një grup njerëzish

Shqipëria është e para në rajonin e Ballkanit Perëndimor për numrin e ligjeve të bëra enkas për grupe ose persona të caktuar nga viti 2005 në 2020 sipas një raporti të organizatës “Transparency International”.

Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona, vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm. Ligje të tilla jo vetëm që dekriminalizojnë kapjen e shtetit por, pasi miratohen, e bëjnë më të vështirë luftimin e kapjes së shtetit sepse përpjekja do të perceptohet si mosbindje ndaj ligjit.”, thuhet në raport.

Raporti i “Transparency International” merr në shqyrtim vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë për të analizuar fenomenin e kapjes së shtetit.

Sipas tij janë dy faktorë kryesorë që mundësojnë kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimi i korrupsionit në nivelet e larta dhe ligjet të bëra enkas për një ose disa persona.

Raporti tregon se si pushteti gjyqësor trajton në mënyrë joefektive korrupsionin nga zyrtarë të nivelit të lartë. Ai gjithashtu tregon se si ky problem dhe ndikimi në vendim-marrjen në shërbim të interesave private ndihmojnë për të arritur dhe ruajtur kapjen e shtetit.

Autorët identifikojnë Turqinë dhe Shqipërinë si vendet me më shumë ligje të bërë enkas.

Ligji për lojrat e fatit dhe koncesioni për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren janë dy nga shembujt që përmenden në raport për të ilustruar ligjet përmes të cilëve syonohet korntolli në sektorë të caktuar të ekonomisë.

Në rastin e parë, raporti citon amendimet e bëra në ligj, ulja e tatimit mbi fitimin dhe rritja e limitit të pikave të lojërave të fatit, si shenjat e para që hedhin dyshime për klientelizëm. Në raport thuhet gjithashtu se ky ligj jo vetëm që rriti përfitimet e kompanive por edhe lehtësoi pastrimin e parave, duke iu referuar Departamentit Amerikan të Shtetit.

Për koncesionin e autostradës Milot-Balldren, “Transparency International” theskon faktin se ai ishte propozim i pakërkuar nga një kompani të lidhur ngushtë me qeverinë socialiste.

Miratimi i ligjeve me porosi për një grup njerëzish, sipas raportit ka ardhur edhe si pasojë e gjendjes së parlamentit, ku opozita ka qenë e pafuqishme për të kundërshtuar mazhorancën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>