Raporti i UNESCO-s: Epidemi e abuzimit online ndaj grave gazetare

Nga Exit News
Raporti i UNESCO-s: Epidemi e abuzimit online ndaj grave gazetare

Një epidemi e dhunës në internet ndaj gazetareve femra po minon raportimin e tyre, paralajmëron një raport i UNESCO-s.

Abuzimit dhe kërcënimet mizogjeniste jo vetëm që po dëmtojnë gratë që punojnë në media, por ndikojnë “për të ulur besimin e publikut në gazetarinë kritike dhe faktet në përgjithësi“.

Studimi i titulluar “The Chilling: Trendet Globale në Dhunën Online Kundër Grave Gazetare” bazohet në intervista me 901 gazetare nga 125 vende.

Dhuna në internet ndaj grave gazetare është krijuar për të nënçmuar, poshtëruar dhe turpëruar; nxitur frikën, heshtjen dhe tërheqjen; diskrediton ato në mënyrë profesionale, duke minuar përgjegjësinë, gazetarinë dhe besimin në fakte,” zbulon raporti.

Studime të thelluara të rasteve analizojnë më shumë se 2.5 milion postime në Facebook dhe Twitter drejtuar dy grave gazetare të njohura.

E para është gazetarja filipine, Maria Ressa, e cila sapo fitoi çmimin vjetor të Unesco-s për lirinë e shtypit.

Raportimi e vuri atë në shënjestër të  fushatave të urrejtjes në internet dhe në një moment, ajo mori rreth 90 mesazhe urrejtjeje në orë në Facebook, sipas raportit.

E dyta është Carole Cadwalladr, që shkruan për Observer dhe The Guardian në Britani, për të cilën raporti gjeti më shumë se 10,000 raste abuzimesh të dukshme vetëm në Twitter.

Gati gjysma e tyre ishte lidhur me gjuhë seksiste dhe misogjiniste.
Kishte gjithashtu një element domethënës të retorikës “anti-gazetari” në sulmet ndaj saj, “duke reflektuar demonizimin e shtypit” dhe përdorimin e termave si ‘lajm i rremë’ për të ndaluar raportimin kritik “.

Kërcënimet dhe sulmet në internet janë shumë të dëmshme për karrierën dhe shëndetin e grave.

Një në 10 gra gazetare kërkon ndihmë mjekësore ose psikologjike pas shënjestrimit, dhe një në tre fillon të ushtrojë vetëcensurimin.

Një pjesë e madhe raportuan një ndikim të sulmeve në jetën profesionale, me 2% që kishin braktisur gazetarinë tërësisht si rezultat.

Nuk ka asgjë virtuale në dhunën në internet. Ajo është bërë vija e re e frontit në sigurinë e gazetarisë – dhe gratë gazetare ulen në epiqendrën e rrezikut,” shkruhet në raport.

Studimi analizoi forma të shumta të dhunës në internet, duke përfshirë kërcënimet e dhunës seksuale dhe fizike, ngacmimin përmes mesazheve private, sulmet e koordinuara nga grupe të mëdha, pirateria dhe “doxxing” – botimi i informacionit personal në internet.

Si rezultat i ekspozimit të detajeve personale, një numër gazetarësh u desh të zhvendoseshin me vendbanim.

Raporti gjithashtu përfshin forma më pak të njohura sulmi, si keqinformimin përmes llogarive të falsifikuara dhe përmbajtjeve të manipuluara ose të rreme.

Një tjetër formë është edhe përmbytjen e rezultateve të kërkimit në  Google me përmbajtje të rreme për të eklipsuar punën gazetareske të grave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>