Raporti paraprak i OSBE/Odihr: Blerja e votës mbetet problem shqetësues

Nga Exit News
Raporti paraprak i OSBE/Odihr: Blerja e votës mbetet problem shqetësues

Partia Socialiste ka keqpërdorur në mënyrë të konsiderueshme burimet shtetërore. Kjo është gjetja e raporti paraprak të misionit ndërkombëtar të vëzhguesve (IOM) të OSBE / ODIHR mbi zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Drejtuesja e misionit Ursula Gacek dhe zyrtarë të tjerë e paraqitën raportin paraprak në një konferencë shtypi, të hënën, një ditë pas zgjedhjeve dhe ndërsa procesi i numërimi po vazhdon.

Gjetjet e tjera të rëndësishme të raportit janë:

Blerja e votave mbetet një problem serioz në Shqipëri, sipas raportit. OSBE po heton pretendimet e paraqitura.

Misioni vlerësoi futjen e identifikimit biometrik të votuesve në procesin e votimit dhe projekti pilot të votimit elektronik. Raporti thekson se këto dy mënyra ndikojnë në besimin e votuesve në proces dhe çojnë në një pjesëmarrje më të lartë.

Misioni gjeti se tensionet krijuara para zgjedhjeve dhe vrasja e një personi ndikuan negativisht në proces.

Misioni theksoi gjithashtu faktin se qeveria kufizoi të drejtën themelore për të votuar për emigrantët shqiptarë në Greqi duke vendosur një karantinë dy-javore.

OSBR kishte 125 vëzhgues nga 32 vende të ndryshme të BE-së në zgjedhjet shqiptare. Misioni do të qëndrojë në vend deri në javën e parë të majit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>