Raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, Schmidt: Jo ndryshime kushtetuese pa dakordësinë e të gjithë palëve

Nga Exit News
Raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, Schmidt: Jo ndryshime kushtetuese pa dakordësinë e të gjithë palëve

Christian Schmidt, raportuesi i CDU/CSU për vendet e Ballkanit në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut, i ka kujtuar qeverisë Rama se ndryshimet e kushtetutës duhet të ndodhin me konsensusin e të gjithë palëve.

një postim në Facebook, Schmidt shkruan se po ndjek me shqetësim tentativat e socialistëve për të ndryshuar kushtetutën dhe për të hequr koalicionet parazgjedhore nga kushtetuta:

“Me shqetësim të madh po shoh se Partia Socialiste po tenton ndryshime të tjera jashtë marrëveshjes: konkretisht po tenton heqjen nga Kushtetuta të së drejtës për koalicione parazgjedhore. Për të favorizuar vetveten? Bëni kujdes! Ndryshime të tjera bëhen vetëm, nëse partitë e rëndësishme brenda dhe jashtë parlamentit bien dakord për to.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>