‘Ratatouille’ plot ngjyra dhe perime të stinës

Nga JaMystic
‘Ratatouille’ plot ngjyra dhe perime të stinës

Perimet tani në treg janë  në të gjitha ngjyrat e format e mundshme dhe mund të bëjmë pjata shumë të shijshme me to.

Ratatouille është një pjatë e shëndetshme dhe e dashur për  fëmijet pasi e identifikojnë me  titullin e  një  filmi vizatimor me të njejtin emër.

Tek ne njihet ndryshe si “turli”.

Sot do t’ju tregoj një menyre estetike të prezantimit të kësaj pjate.

Për 4 persona nevojiten:

  • 3 patate mesatare (të reja);
  • 3 salçiçe të fresketa;
  • 2 speca;
  • 3 domate;
  • 2 kunguj;
  • 4 thelpinj hudhër;
  • Trumzë, piper, majdanoz, kripë, vaj ulliri.

Presim në rondele nga 1 cm patatet( i lajme por nuk i’ua heqim cipen), kungujt, domatet, specat dhe salçiçet dhe i marinojmë me kripë
Ndezim furrën në 250 grade.
Nevojitet një enë  qelqi pak e larte për renditjen e perimeve si në  figurë.
Hidhni dy lugë vaj ulliri në enë dhe  fillojmë renditjen Duke filluar nga rrethi i jashtëm.
Unë vendosa  salçiçe,patate,kungull,domate dhe e përsërisim veprimin deri sa të mbyllim rrethin.pastaj vazhojmë  me qëndrën në të njejtën mënyrë.

Rondelet e perimeve, që të qëndrojnë më mirë i presim pak në pjesen që qëndron poshtë. Presim thelpinjtë e hudhrave në feta dhe vendosim nëpërmjet perimeve.

Mbi të vendosim specat e prerë në rripa dhe i hedhim dy lugë vaj ulliri dhe dy lugë ujë. Pak majdanoz dhe gjethe trumzë përsipër.

E mbulojmë me një letër alumini dhe e fusim në furrë.
Pas 20 min e heqim letren dhe i lemë të marrin një faqe.

JaMystic këshillon: Perimet kanë ujë vetë dhe nqs doni që të piqen në yndyrë mos i hidhni ujë.

WhatsApp Image at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>