Reagon “Shefqet Ndroqi”: pacienti ka marrë ndihmë psikologjike dhe është trajtuar për Covid

Nga Exit News
Reagon “Shefqet Ndroqi”: pacienti ka marrë ndihmë psikologjike dhe është trajtuar për Covid

Spitali “Shefqet Ndroqi” ka reaguar për rastin e vetëhedhjes së 65-vjeçarit të shtruar në këtë spital një ditë më parë. Një mjeke e spitalit ka thënë për median se pacienti ka marrë trajtim psikologjik dhe trajtim për “pneumoni të krijuar nga koronavirusi”.

“Jemi këtu dhe po bëjmë këtë punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetën nga sëmundja e rrezikshme dhe e pabesë që ka prekur gjithë botën. I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së 65-vjeçarit.

Ai ishte i shtruar me pneumoni si pasojë e Sars Covid 2 dhe po trajtohej nga ne si dhe kishte shqetësime psikologjike Sigurojmë qytetarët se do shërbejmë me përkushtim e sakrificë për të pacientët”, tha mjekja në komunikim për median.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>