Rebani Jaupaj emërohet në krye të Drejtorisë së Policisë Tiranë

Rebani Jaupaj emërohet në krye të Drejtorisë së Policisë Tiranë

Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu emëroi sot Rebani Jaupin në krye të Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Rebani Jaupaj do të zëvendësojë Kastriot Skënderajn, i cili u shkarkua nga detyra pas përplasjeve të policisë me banorët tek Petro Nini dhe Unaza e Madhe.

Që prej 2015-ës Rebani Jaupi ka qenë zëvendësdrejtor i Policisë Shtetit. Ndërsa në janar 2018, ai u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit kur u largua nga detyra Haki Çako.

Më herët ai ka drejtuar Drejtorinë e Krimit Ekonomik dhe ka mbajtur të tjera funksione në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>