Demonstrata dhe protesta do të organizohen sot dhe në ditët në vazhdim në Spanjë kundër pavarësisë së Katalonjës, pas referendumit të diskutueshëm të së dielës.
Demonstrata janë planifikuar në kryeqytet, Madrid, por dhe në qytete të tjera, madje dhe në Barcelonë, kryeqendrën e Katalonjës.
Ndërkohë, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle Enric Millo në Katalonjë, i kërkoi falje qytetarëve të lënduarve gjatë përpjekjeve të policisë për të ndaluar referendumin. Ai gjithashtu fajësoi dhe qeverinë katalanase për mbajtjen e një referendumi të paligjshëm.
Në deklaratën e parë nga një zyrtar i qeverisë spanjolle mbi dhunën gjatë referendumit, zoti Millo tha se nuk mund të ndihmonte, por “kërkoj falje në emër të oficerëve që ndërhynë”.
Qindra njerëz u plagosën teksa polica u përpoq të zbatojë vendimin e gjykatës spanjolle për ndalimin e votimit.
Tridhjetë e tre policë u lënduan gjithashtu.
Cilat janë zhvillimet e fundit politike?
Presidenti katalanas Carles Puigdemont do të drejtojë parlamentin katalanas të martën në orën 18:00.
Gjykata Kushtetuese e Spanjës e kishte pezulluar më parë seancën e parlamentit katalanas që ishte planifikuar fillimisht për të hënën.
Burime të ndryshme thonë se parlamenti do ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme gjatë kësaj seance, bazuar në rezultatin e referendumit.
Rezultatet përfundimtare nga referendumit tregojnë se 90 përqind të 2.3 milion votuesve mbështetën idenë e pavarësisë së Katalonjës.Pjesëmarrja në votime ishte 43 përqind.