
Petrit Vasili, përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, ka nxjerr në Facebook një imazh të një emaili të dërguar nga Oerd Bylykbashi me propozimet që opozita ka bërë më datë 9 mars.
Sipas Vasilit, opozita nuk ka bërë asnjë kërkesë të re në minutat e fundit; të gjitha kërkesat e saj kanë qenë publike që prej marsit.
Por edhe kjo ndërhyrje e Vasilit nuk tregon se për çfarë kanë rënë apo nuk kanë rënë dakord palët, pra ku kanë ngecuar bisedimet për Reformën Zgjedhore – por duket si një lojë fjalësh mes palëve për të mos prekur thelbin.