Regjisori Gurakuqi denoncon shkatërrimin e skenografive të Teatrit të Operas dhe Baletit

Nga Exit News
Regjisori Gurakuqi denoncon shkatërrimin e skenografive të Teatrit të Operas dhe Baletit

Regjisori Nikolin Gurakuqi i ka drejtuar një letër ministres së Kulturës, Elva Margariti, ku denoncon disa shkelje që sipas tij janë bërë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit nga drejtoresha Zana Çela.

Përmes letrës, Gurakuqi i kërkon ministres ngritjen e një komisioni për të verifikuar nëse logoja e re e TKOBS-së është plagjaturë.

Pas publikimit të logos së re të institucionit pati reagim mes artistësh dhe në media se logoja është kopjuar megjithëse për krijimin e saj ishin paguar 1.8 milionë lekë nga buxheti i shtetit.

Gurakuqi thotë në letrën e tij se asnjë nga personat anëtarë të komisionit që vendosi për logon nuk ishte ekspert i fushës.

Më tej ai akuzon drejtoreshën e TKOB se ka shkatërruar të gjitha skenografitë e repertorit aktiv me pretekstin se janë dëmtuar nga shiu dhe minjtë në magazinat ku ishin vendosur.

Sipas Gurakuqit, në opera nuk janë punësuar 102 të rinj gjatë këtyre 4 viteve, siç pretendohet nga insitucioni, por “vetëm tre veta në kor, katër tek solistët, pesë në orkestër edhe ndonjë në administratë”.

Artisti Nikolin Gurakuqi, i cili prej pak kohësh është në pension, tregon se ndonëse, kjo letër i shkon tani për herë të parë ministres Elva Margariti, ai shqetësimet e tij i ka ngritur dhe më herët në zyrën e titullares.

Nikolin Gurakuqi ka 43 vite karrierë në TKOB ku ka ngjitur në skenë 78 shfaqe ndërsa për 25 vite ka dhënë mësim në Universitetin e Arteve. Ai është nderuar me titujt Mjeshtër i Madh dhe Naim Frashëri i Artë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>