Portali “e-Albania” ofron mundësinë për t’u regjistruar online pranë mjekut të familjes.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i partisë Socialiste Ilir Beqaj të hënën.
I mundur është edhe ndryshimi i mjekut të familjes.
Kjo bëhet duke hyrë në portalin e-Albania, dhe duke klikuar në kategorinë “Ndryshoni mjekun e familjes”.
Ky shërbim ofrohet në bazë të ligjit “ Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në republikën e Shqipërisë”.
Për të kryer këtë shërbim nevojiten 72 orë.