Në të gjithë botën janë regjistruar 2 500 770 viktima si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas Johns Hopkins. Në 15 Janar u regjistruan 2 milionë vdekje globale.
SHBA-ja është e para në botë për numrin e viktimave, i dyti është Brazili, i ndjekur nga Meksika, India dhe Britania e Madhe.
Por ka dhe vende të tjera si Zelanda e Re që kanë shënuar vetëm 4 viktima në gjashtë muajit e fundit, referuar të dhënave të Johns Hopkins. Po ashtu Tajvani është një vend që ka shënuar shumë pak viktima, vetëm 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në këtë vend.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë janë raportuar globalisht, 112 716 833 raste me Covid-19.
Vdekja e parë në botë që i atribuohet virusit u raportua më 11 janar 2020, ishte një burrë 61 vjeç në Wuhan, Kinë ku besohet se ka lindur virusi.
Më pak se një muaj më vonë, një 44-vjeçar nga Wuhan vdiq në Filipine dhe u bë viktima e parë e pandemisë që vdiq jashtë Kinës.