Regjistrohen mbi 2.5 milionë viktima nga koronavirusit në të gjithë botën

Nga Exit News
Regjistrohen mbi 2.5 milionë viktima nga koronavirusit në të gjithë botën

Në të gjithë botën janë regjistruar 2 500 770  viktima si pasojë e COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, sipas Johns Hopkins. Në 15 Janar u regjistruan 2 milionë vdekje globale.

SHBA-ja është e para në botë për numrin e viktimave, i dyti është Brazili, i ndjekur nga Meksika, India dhe Britania e Madhe.

Por ka dhe vende të tjera si Zelanda e Re që kanë shënuar vetëm 4 viktima në gjashtë muajit e fundit, referuar të dhënave të Johns Hopkins. Po ashtu Tajvani është një vend që ka shënuar shumë pak viktima, vetëm 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në këtë vend.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë janë raportuar globalisht, 112 716 833 raste me Covid-19.

Vdekja e parë në botë që i atribuohet virusit u raportua më 11 janar 2020, ishte një burrë 61 vjeç në Wuhan, Kinë ku besohet se ka lindur virusi.

Më pak se një muaj më vonë, një 44-vjeçar nga Wuhan vdiq në Filipine dhe u bë viktima e parë e pandemisë që vdiq jashtë Kinës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>