Regjistrohen mbi 3 milion të vdekur nga koronavirusi në botë

Nga Exit News
Regjistrohen mbi 3 milion të vdekur nga koronavirusi në botë

Mbi 3 milion vdekje nga koronavirusi u regjistruan të martën, në rang global, sipas një raporti të Reuters.

Muajt e fundit kanë parë një rritje të infeksioneve COVID-19 e rrjedhimisht, edhe të fataliteteve, në të gjithë botën.

Zyrtarët shëndetësorë fajësojnë më shumë variantet e reja që u zbuluan në Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut për rritjen.

Nuk përjashtohet edhe lodhja e publikut nga izolimi dhe kufizime të tjera.

Sipas një llogarie të Reuters, u desh më shumë se një vit që numri i vdekjeve globale të koronavirusit të arrinte në 2 milion.

1 milion vdekjet e ardhshme u regjistruan brenda tre muajve.

Brazili raporton numrin më të lartë ditor të vdekjeve, me një në çdo katër vdekje në të gjithë botën.

OBSH deklaroi se vendi është në një gjendje shumë kritike me një sistem të mbingarkuar të shëndetësor.
India raportoi rritje rekord infektimesh të hënën, duke u bërë vendi i dytë pas Shteteve të Bashkuara që regjistron më shumë se 100,000 raste të reja në ditë.

Shteti më i prekur në Indi, Maharashtra gjithashtu po vuan nga sistem i mbingarkuar shëndetësor.

Si pasojë, të hënën u mbyllën qendrat tregtare, kinematë, baret, restorantet dhe vendet e adhurimit.

Evropa ka numrin më të lartë të përgjithshëm të vdekjeve me gati 1.1 milion fatalitete.

60% e vdekjeve raportohen nga Mbretëriae Bashkuar, Rusinë, Franca, Italia dhe Gjermania.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të lartë të vdekjeve me 555,000 jetë të humbura ose 19% të të gjitha vdekjeve për shkak të COVID-19 në botë.

Besohet se fushata e shpejtë e vaksinimit të vendit mund të parandalojë një rritje të numrit të vdekjeve. Një e treta e popullsisë së SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas shifrave të fundit, të paktën 370.3 milion njerëz ose gati 4.75% e popullsisë së botës kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës COVID-19 deri të dielën.

Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë po nxit vendet të dhurojnë më shumë doza të vaksinave të miratuara COVID-19 për të ndihmuar në përmbushjen e synimeve të vaksinimit për vendet më të rrezikuara në vendet e varfëra.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>