Numri i të infektuarve në Spanjë ka shënuar numër rekord që prej heqjes së izolimit në qershor. Në 24 orët e fundit, Spanja raportoi 1 772 raste të reja infektimi me Covid-19.
60 përqind e rasteve të reja u regjistruan në Madrid dhe në Aragon. Ndërsa 2 nga 19 rajonet autonome raportuan zero raste të reja.
Numri i të infektuarve në Spanjë është rritur që prej heqjes së izolimit më 21 qershor. Disa vende të BE-së i kanë mbyllur kufijtë me Spanjën.
Disa rajone të vendit kanë rikthyer masat ndaluese, përfshi kufizimin e lëvizjes dhe mbajtjen e maskës.
Ndërkohë, Ishujt Kanarie është i pari rajon i Spanjës që ka vendosur të paguajë shpenzimet e turistave, vendas dhe të huaj, që infektohen me Covid-19 gjatë pushimeve në ishull.
Spanja ka konfirmuar më shumë se 305 mijë raste dhe rreth 28 500 vdekje që prej fillimit të pandemisë.