
22 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë. Kjo është numri më i lartë i viktimave ditore në Kosovë që prej fillimit të pandemisë.
Po ashtu, Kosova shënoi 627 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Në vend u shëruan 543 raste dhe janë aktualisht janë 13,784 të sëmurë ende aktivë.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41,299 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 1,062 pacientë kanë vdekur, ndërsa 26.453 janë shëruar.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.