Rekord të ri viktimash me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
Rekord të ri viktimash me Covid-19 në Kosovë

22 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë. Kjo është numri më i lartë i viktimave ditore në Kosovë që prej fillimit të pandemisë.

Po ashtu, Kosova shënoi 627 raste të​ reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në vend u shëruan 543 raste dhe janë aktualisht janë 13,784 të sëmurë ende aktivë.

Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 41,299 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 1,062 pacientë kanë vdekur,  ndërsa 26.453 janë shëruar.

Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>