Për të nëntin vit në 10 sezonet e fundit, Lionel Messi e mbyll kalendarin vjetor me të paktën 50 gola të shënuar.
Me golin e realizuar pasditen e së shtunës në fitoren 4-1 ndaj Alaves, 32 vjeçari shkoi në kuotën e 688 golave në karrierë, të cilat i ka realizuar në 843 ndeshje të luajtura.
Nga kjo mori golash, prej vitit 2010 – përveç vitit 2013 – për 9 vite ai i ka shënuar të paktën 50 herë. Viti 2012 ishte padyshim më i jashtëzakonshmi, në të cilin argjentinasi mundi të realizonte 91 gola duke eklipsuar rekordin e mëparshëm të mbajtur nga gjermani Gerd Muller (85).
- 2010 – 60
- 2011 – 59
- 2012 – 91
- 2013 – 45
- 2014 – 58
- 2015 – 52
- 2016 – 59
- 2017 – 54
- 2018 – 51
I mbiquajtur “Jashtokësori” pikërisht për dhuntitë dhe spektaklin që ofron në fushë, Messi u vlerësua këtë vit edhe me Topin e Artë, vlerësim që ishte i 6-ti për të në karrierë.
Për krahasim, Cristiano Ronaldo, 34-vjeçar, ka mundur të regjistrojë 7 vite me së paku 50 gola:
- 2010 – 49
- 2011 – 60
- 2012 – 63
- 2013 – 69
- 2014 – 61
- 2015 – 57
- 2016 – 55
- 2017 – 53
- 2018 – 47
- 2019 – 26