Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i kërkoi Ministres së Arsimit, Besa Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve në universitet, pas gjendjes së fatkeqësisë natyrore.
Në një letër dërguar ministres Shahini, rektori Koni argumenton se gjatë kësaj periudhe, studentët e kanë të pamundur të marrin pjesë në votime. Sipas tij, nëse zgjedhjet do të zhvillohen, rreth 15 mijë student do të mbeten jashtë procesit zgjedhor.
Më herët, rektori Koni shkarkoi nga detyra pesë anëtarë të Komisionit të Zgjedhjeve në UT, pasi ata shpallën nisjen e garës për organet drejtuese të universitetit.