Organizata ndërkombëtare e lirisë së mediave Reporterët pa Kufij (RSF) i kanë bërë thirrje kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Fatou Bensouda, të hetoj bombardimin e zyrave të 20 mediave në Rripin e Gazës, Palestinë.
Organizata njoftoi se sulmet ajrore izraelite kanë shkatërruar më shumë se 20 ambiente të mediave palestineze dhe ndërkombëtare në javën e fundit, duke përfshirë zyrat e Associated Press dhe Al Jazeera.
Ushtria izraelite ka thënë se sulmet ishin të justifikuara sepse Hamas (‘krahu i inteligjencës ushtarake i Hezbollahut) kishte vendosur pajisje dhe armë në ndërtesat në fjalë.
Christopher Deloire, Sekretari i Përgjithshëm i RSF, tha se “shënjestrimi i qëllimshëm i mediave përbën një krim lufte”.
“Duke shkatërruar qëllimisht median, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit jo vetëm që po shkaktojnë dëme materiale të papranueshme në media. Ato gjithashtu, po pengojnë mbulimin mediatik të një konflikti që prek drejtpërdrejt popullatën civile. Ne i bëjmë thirrje prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të përcaktojë nëse këto sulme ajrore përbëjnë krime lufte “.
Izraeli sulmoi më 12 majit Kullën Al-Jawhara, ku ndodhet zyrat, banesat e zyrtarëve të Hamasit si dhe zyrat e 14 mediave duke përfshirë Palestine Daily News dhe Al-Araby.