Reporterët pa Kufij padisin Facebook France për keqinformim dhe gjuhë të urrejtjes

Nga Exit News
Reporterët pa Kufij padisin Facebook France për keqinformim dhe gjuhë të urrejtjes

Reporterët Pa Kufij kanë paditur përfaqësinë e Facebookut në Francë për lejimin e shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes dhe informacionit të rremë. Kështu njoftoi organizata botërore e monitorimit të lirisë së medias, në një deklaratë për shtyp, të martën.

Sipas Reuters, RSF u shpreh se padia u regjistrua në zyrën e prokurorit publik në Paris, Francë. RSF akuzon Facebookun se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes – veçanërisht kundër gazetarëve – dhe informacionit të rremë pavarësisht premtimeve për të siguruar një mjedis të sigurt në internet.

“Duke përdorur analiza ekspertësh, deshmi personale dhe deklarata nga ish-punonjës të Facebookut. Padia e RSF-së tregon se Facebook ka lejuar lulëzimin e keqinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetin e tij në kundërshtim me deklaratat e kryera në termat e përdorimit dhe në reklamata e tij”, shkruhet në deklaratën e organizatës.

Një zëdhënës i Facebookut në France nuk pranoi të komentonte mbi padinë e RSF-së.

RSF u shpreh se nëse gjykata vendos kundër Facebook, atëherë ky vendim do të kishte ndikim edhe në vendet e tjera të cilat po shqyrtojën padi të ngajshme.

Ajo shtoi se padia kishte të bënte me Facebook France dhe Facebook Irland dhe bazohet në ligjin e Francës për të drejtat e konsumatorit, sipas të cilit kompanitë që përdorin praktika tregtare mashtruese mund të dënohen me gjobë deri në 10% të xhiros vjetore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>