
Organizata për mbrojtjen e medias, Reporterët pa Kufij kërkon hetimin sa më të shpejtë dhe transparent për vrasjen e gazetarit Ilyas Dayee, në 12 nëntor në Afganistan.
Reza Moini, drejtues i organizatës për Iranin dhe Afganistanin, deklaroi:
“Ky veprim tronditës nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe nuk duhet të përsëritet. Është i nevojshëm një hetim plotësisht transparent për të identifikuar dhe ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë sulm.”
Ilyas Dayee, gazetari i Radios Evropa e Lirë, u vra në 12 nëntor pas shpërthimit të një bombe në makinën e tij.
Deri më tani për vrasjen e tij nuk ka asnjë person të dyshuar apo arrestuar.