Reporteti i PE: Nëse miratoni projektligjet e medias, rrezikoni seriozisht hapjen e negociatave me BE-në

Nga Redaksia
Reporteti i PE: Nëse miratoni projektligjet e medias, rrezikoni seriozisht hapjen e negociatave me BE-në

“Nëse qeveria Rama miraton projektligjet e medias në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.”

Kështu deklaroi sot Reporteri i Parlamentit Europian për Shqipërinë nga grupi  parlamentar i PPE-së, David Lega, përmes një postimi në Twitter.

Zoti Lega thekson se qeveria shqiptare duhet të përafrohet me kriteret e Kopenhagenit, që janë standardi bazë dhe minimumi për një vend kandidat, në rast se synon të integrohet në BE.

Ky është reagimi i dytë i fortë i Partive Popullore Europiane. Një ditë më parë, Lega shkroi se miratimi i dy projekligjeve të medias rrezikon jo vetëm integrimin europian, por dhe presidencën e Shqipërisë për OSBE-në.

Ndërkohë që deputetët po diskutojnë në seancën plenare dy projektligjet, gazetarët po protestojnë jashtë parlamentit kundër miratimit të tyre.

Po sot, Avokati i Popullit kundërshtoi dy projektligjet duke sqaruar se ato nuk plotësojnë standardet e të drejtave të njeriut dhe cenojnë rëndë lirinë e medias.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>