Republikanët votuan kundër vetos së Presidentit në ikje të SHBA, Donald Tramp për herë të parë gjatë mandatit të tij .
Senati miratoi të premten një projekt-ligj mbi shpenzimet për mbrojtjen megjithë kundërshtimet e forta nga Tramp.
Senati siguroi shumicën e dy të tretave të nevojshme për të tejkaluar veton me mbështetjen dypartiake dy ditë para se Kongresi i ri të betohet të Dielën.
Tetë veto të mëparshme të Tramp janë mbështetur. Sipas kushtetutës amerikane, presidenti ka fuqinë të vërë veton mbi një projekt-ligj të miratuar nga Kongresi, por ligjvënësit mund të miratojnë projekt-ligjin nëse dy të tretat e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit votojnë pro tij duke rrëzuar veton.
Senati me shumicë republikane miratoi projekt-ligjin e votuar nga Kongresi që udhëhiqet nga demokratët, duke dalë hapur kundër presidentit të tyre.
Tejkalimi i vetos së Tramp shënon një pikë kthese për senatorët republikanë të cilët e mbështetën Tramp gjatë mandatit të tij plot me polemika në Shtëpinë e Bardhë.
Projekt-ligji në fjalë është Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), 740 miliard dollarë, që përcakton gjithçka, nga programet ushtarake dhe projektet e ndërtimit deri te mënyra e përgjigjes ndaj kërcënimeve gjeopolitike.
Tramp refuzoi ta nënshkruajë për shkak të mos shfuqizimit të Seksionin 230, një ligj federal që siguron një mburojë ligjore për kompanitë e internetit dhe sepse përfshin një dispozitë që heq emrat e gjeneralëve të Konfederatës nga bazat ushtarake.