
Restorantet në qytetin e New Yorkut do të rifillojnë punën në ambjentet e brendshme të biznesit me 25% të kapacitetit të tyre dhe me disa masa të tjera të lehta, brenda 30 shtatorit.
Lajmin për zbutjen e masës kufizuese të fundit me ndikim të madh në jetën e qytetit më të populluar të Amerikës, e njoftoi guvernatori Andreë Cuomo.
Masat e tjera parandaluese përfshijnë matjen e detyrueshme të temperaturës në hyrje të restoranteve dhe marrja e informacionit nga të paktën një pjestar i tavolinës, në mënyrë që të mundësohet kontaktimi i personave në rast të një shpërthimi të pandemisë në një restorant.
Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio tha se rikthimi me 25% kapacitet nuk tregon kthim të plotë në normalitet, por quhet si mënyrë për nisjen e ringritjes së ekonomisë së qytetit.