Në fillim të pandemisë së koronavirusit, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump e bazoi strategjinë e tij kundra virusit në testimet e shpejta, shkruan Reuters.
Që prej marsit, Trump mbështeti testin e shpejt të prodhuar nga kompania Abbot. Ai urdhëroi përdorimin e tij nga administrata e tij si masë për të mbajtur larg virusin.
Nga ana tjetër ai shpesh nuk i zbatonte këshillat e eskpertëve. Trump dhe stafi i tij nuk vendosnin maskë dhe nuk respektonin distancimin social. Madje ai muaj e kaluar e kundërshtoi publikisht drejtorin e Qendrës amerikane për kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili raportoi përpara Kongresit për rëndësinë e përdorimit të maskës.
Dhe të martën, gjatë debatit presidencial, Trump e përçmoj kundërshtarin e tij Biden për mbajtjen e maskës kudo. “Unë nuk mbaj maskë si ai — çdo herë që ju e shikoni, ai ka një maskë”, ju drejtua Trump shikuesve për Biden.
Sipas ekspertëve pikërisht kjo qasje e presidentit, besimi në testimin e shpejt, mos mbajtja e maskës dhe mos respektimi i distacimit social, shkaktoi infektimin e tij dhe të stafit të tij.
“Mbështetja në testimin e shpejtë, me kufizimet e tij, fatkeqësisht i dha Shtëpisë së Bardhë dhe stafit të saj një ndjenjë të rreme të sigurisë se ata ishin në kontroll të virusit,” tha Ëilliam Schaffner, një profesor i sëmundjeve infektive në Shkollën e Universitetit Vanderbilt Bar, për Reuters.
“Nuk mund të mbështesh në test për të krijuar një pengesë midis vetes dhe virusit ”, tha ai, duke shtuar se njerëzit “duhet të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe të mos shkojnë në të gjitha këto tubime”.
Krutika Kuppalli, një eksperte e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut, tha se nuk dihet se sa këto teste të shpejta janë të efekshme tek njerëzit që janë asimptomatikë.
“Trump po luante me zjarrin dhe ishte me të vërtetë çështje kohe para se të ndodhte diçka e tillë,” tha ajo. “Edhe nëse Trump do të kishte qenë rreth dikujt që ishte i sëmurë, por i mbrojtur me maskë ai mund të kishte parandaluar infektimin.”
Ekspertët shprehen se testet e shpejta mund të ndihmojnë në kufizimin e shpërhapjes, sepse një test tregon vetem rezultatin e momentit dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë ditën tjetër. Dhe një person mund të jetë infektues disa ditë përpara se sasia e virusit në trupin e tij të tregojë një test pozitiv.
Një zëdhënës i kompanisë Abbott tha se testi i kompanisë i mbështetur nga Presidenti Trump — i përdorur nga më shumë se 11 milion amerikanë që pas miratimit – jep rezultate të besueshme. Kompania ka pyetur administratën Trump në lidhje me përdorimin e këtij testi në Shtëpinë e Bardhë, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Testi Abbott funksionon duke marrë material nga hunda, më pas e fut atë në një epruvetë me lengë dhe në fund e ngroh për të nxjerr materialin gjenetik nga virusi. Ai e jep rezultatin benda 13 minutave.