Richard Grenell dorëhiqet si ambasador i SHBA-ve në Gjermani

Nga Exit News
Richard Grenell dorëhiqet si ambasador i SHBA-ve në Gjermani

Richard Grenell është dorëhequr të martën nga posti i tij si ambasador i SHBA-ve në Gjermani. Lajmin e bëri të ditur vetë Grenell në një postim në Instagram.

Që prej muajit të kaluar, mediat gjermane parashikuan largimin e tij nga ky post.

Grenell është kritikuar shumë nga autoritetet gjermane, politikanë dhe media për deklaratat e tij të debatueshme gjatë mandatit të tij si Ambasador në Berlin.

Për një periudhë të shkurtër, nga shkurti deri në maj, ai ishte ushtroi detyrën si Drejtori i Inteligjencës Kombëtare, ku më pas u zëvendësua nga John Ratcliffe.

Tashmë Grenell do jetë vetëm i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar më herët se mezi pret të fillojë punën me dialogun.

Presioni i tij për arritjen e një marrëveshje është vlerësuar si i panevojshëm mbi Kosovën nga ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare. Shumë besojnë se qasja e tij për një marrëveshje të shpejtë para zgjedhjeve presidenciale të Sh.B.A-së në nëntor çoi në rrëzimin e qeverisë Kurti në Kosovë në mes të krizës së koronavirusit.

Grenell ka bashkëpunuar ngushtë me Presidentët e Kosovës dhe të Serbisë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vucic, të cilët mbështesin marrëveshjen për shkëmbimin e territoreve.

Ministrat e jashtëm francez dhe gjerman, diplomati i lartë i BE dhe i dërguari i posaçëm i BE për dialogun kanë përjashtuar korrigjimet dhe shkëmbimin e territoreve

Nëse nën udhëheqjen e Avdullah Hoti të LDK-së formohet një qeveri e re, ajo pritet të dakortësohet me kërkesat e Grenell dhe të Beogradit për Kosovën para se Serbia të vendosë të ulet në bisedime

Me pushtetin e tij por edhe uljen e ngarkesës së tij, nuk është e qartë se çfarë nënkupton dorëheqja e Grenell si ambasador për Kosovën.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>