Rifillojnë eksportet serbe drejt Kosovës pas heqjes së pjesshme të tarifës

Rifillojnë eksportet serbe drejt Kosovës pas heqjes së pjesshme të tarifës

Rifillojnë në Kosovë importet e mallrave nga Serbia, pasi heqjes së pjeshme të tarifës 100% mbi mallrat serbe të vendosur nga qeveria e Ramush Haradinajt në nëntor 2018.

Sot Qeveria Kurti nisi zbatimin e heqjes së tarifave për lëndët e para nga Serbia, duke vënë në zbatim planin e tij për heqjen e plotë të tyre në dy faza. Kamioni i parë me ngarkesë nga Serbia hyri të shtunën paradite i ngarkuar me material ambalazhimi.

Lëndët e para përbëjnë rreth 75 përqind të importeve të Kosovës nga Serbia.

Më 1 Prill, qeveria do të heqë plotësisht tarifat për mallrat e tjera dhe do të fillojë zbatimin e masave të reciprocitetit me Serbinë në të gjitha fushat.

Sot, pas heqjes së tarifave, Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari i bëri thirrje aktorëve ndërkombëtare që t’i kërkojnë Serbisë të heqë barrierat jotarifore kundër Kosovës, siç e kërkon marrëveshja CEFTA për tregtinë e lirë në Evropën Qendrore, si dhe të ndalë lobimin për tërheqjen e njohjeve dhe bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>