Rifillojnë shembjet në Velipojë

Nga Exit News
Rifillojnë shembjet në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka rinisur shembjen e ndërtimeve në bregdetin e Velipojës, pas aksionit të një dite më parë.

Banorët kanë dalë përsëri në mbrojtje të pronave të tyre. Ata akuzojnë IKMT për prishje selektive të objekteve.

Punonjësit e IKMT-së janë shoqëruar nga rreth 100 policë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë spërkatur ujë me piper në drejtim të atyre që rezistonin, sipas Euronews.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u bashkua me banorët për të kërkuar nga IKMT vendimin për prishjen e objekteve.

Sipas saj ky Inspektoriat po përdor emrin e bashkisë Shkodër për të prishur godina për të cilat ajo nuk ka rënë dakort.

“Kur ishte ministri këtu kemi diskutuar që mbase ishte rasti që të vlerësoheshin të gjithë ndërtimet në bregdet, që ishin stacione plazhi dhe shërbime. Nëse bëhet fjalë për ndërtime pa leje kam kërkuar që në fillim të sezonit turistik të mos prishen, por të shihej mundësia e verifikimit dhe vënies në shfrytëzim. Nëse do kishte një vendim për prishje të bëhej në shtator.” – tha Ademi.

Pas ndërhyrjes së Voltana Ademit aksioni ka ndaluar por IKMT nuk është larguar nga zona.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>