
Prej 5 janarit, qytetarët e kanë të ndaluar të lëvizin nga ora 22:00 deri në 06:00.
Gjithashtu baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.
Nga ky rregull përjashtohet shërbimi i dërgimit në shtëpi apo rastet e emergjencës. Qytetarët mund te aplikojnë tek e-Albania, nëse do tju duhet të dalin.
Të hënën përfundoi afati i kufizimeve te reja, të cilat u vendosën më 24 dhjetor.
Kufizimet parashikonin ndalim qarkullimi nga ora 20:30 deri në orën 06:00.
Baret dhe restorantet ishin të mbyllura gjatë kësaj fashe orari.