Rikthehet struktura Xhafaj-Marku që i bën konkurencë SPAK-ut

Nga Exit News
Rikthehet struktura Xhafaj-Marku që i bën konkurencë SPAK-ut

23 prokurorë janë emëruar gjatë muajit shtator në seksionet e posaçme kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, në prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe Korçës.

Prokuroria e Përgjithshme sqaroi, të hënën, se këta prokurorë do të angazhohen posaçërisht në hetimet që lidhen me “krimet në fushën e tatimeve, doganave, pastrimin e produkteve të veprës penale, financimin e terrorizmit, dhe sekuestrimin e konfiskimin e aseteve kriminale.”

Këto seksione të posaçme u vendosën të krijoheshin në vitin 2018 nga ish-Prokurorja e Përgjithshme në detyrë Arta Marku dhe ish-Ministri i Brendshëm Xhafaj.

Marku sqaroi, atëherë, se seksionet do të hetonin pasurinë e personave nën hetim dhe apo të dënuar me vendim të prerë.

Por, sikurse kemi argumentuar më parë, ky organizim devijon nga parashikimet kushtetuese për prokurorinë dhe krijon probleme në hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Sipas, Kushtetutës  funkisonet që duhet të kryejnë këto seksione duhet ta kryejë prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, SPAK, dhe Byroja e Hetimit.

Në vitin 2018, SPAK dhe BKH nuk ishin krijuar ended he ngritja e këtyre seksioneve mund të justifikohej, por sot ato janë një strukturë paralele që kërkon të ushtrojë një pjesë të kompetencave që Kushtetuta ja jep SPAK-ut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>