Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se është “konsistent” në deklaratat e tij pasi u pyet nëse i qëndron deklaratës se nuk e përjashton një rikthim si kryetar i PD.
Pasi votoi në zgjedhjet për kryetar në PD, Berisha bëri thirrje që demokratët të marrin sa më shumë pjesë në votime.
Berisha shprehu bindjen se PD do të dalë më e bashkuar nga zgjedhjet.
“Kandidatët kanë shprehur pikëpamjet e tyre dhe janë zotuar që do të vazhdojnë pavarësisht nga rezultati përpjekjet e tyre për PD-në dhe vendin”, tha Berisha.