
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor.
Njoftimi zyrtar i DPT-së liston dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për të përfituar rimbursimin:
–mandatin e arkëtimit që vërteton kryerjen e pagesës së gjobës, të përkthyer dhe noterizuar;
–formularin e vendosjes së gjobës nga policia kufitare;
–vetëdeklarim për pëlqimin e individit për verifikimin e hyrje-daljeve të tij kufitare nga sistemi TIMS, sipas formatit të përcaktuar (sipas formatit bashkëlidhur njoftimit);
–fotokopje të dokumentit të identifikimit të individit (pasaportë, kartë identiteti);
–të dhënat individuale të llogarisë bankare në Lekë (emër banke dhe IBAN);
–numër kontakti personal ose adresë email