Rindërtimi, banorët e Kombinatit kundërshtojnë zhvendosjen në Vaqarr

Nga Exit News
Rindërtimi, banorët e Kombinatit kundërshtojnë zhvendosjen në Vaqarr

Dhjetra banorë të Kombinatit, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti, kanë kundërshtuar zhvendosjen në Vaqarr.

Gjatë një takimi me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, banorët janë shprehur të revoltuar se kanë mësuar së duhet të zhvendosen në Vaqarr, por bashkia nuk i jep asnjë sqarim.

Ata thanë se do të rezistojnë dhe nuk do të pranojnë të lëshojnë pronën e tyre:

“Nëse është në plan për t’u prishur të gjithë, të ndërtohet këtu në këtë tokë. Kaq kërkojmë. Minimalisht këto tulla i kemi blerë me gjak. Të gjithë banorët këtu nuk e lejojnë një gjë të tillë, këtu kanë për të hasur rezistencë.”

Kryemadhi i bëri thirrje banorëve të Kombinatit që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos lejojnë kryebashkiakun Veliaj tu marrë pronat:

“Unë dua të them se garancia ime personale është të shikojmë nga ana ligjore, se pronën tuaj që e keni që në vitet’ 50 nuk e tjetërson dot Erjon Veliaj.”

Ajo i kërkoi banorëve që të shohin të gjithë dokumentet e pronave dhe të shohin mundësinë për të ngritur padi në gjykatë ndaj bashkisë Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>