Në Bubq kanë nisur punimet për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri Rama ka vizituar zonën bashkë me ministrin Ahmtaj dhe kryebashkiakun e Krujës, Artur Bushi.
Në fazën e parë të rindërtimit, në Bubq do të ndërtohen 132 banesa individuale dhe 45 apartamente në pallat.
Artur Bushi sqaroi se me këto ndërtime plotësohen 45 për qind e nevojave të Bubqit, pasi në total janë dëmtuar mbi 300 shtëpi.
Rama tha se familjet përfituese do të pajisen me kontrata për të ditur se sa sipërfaqe ndërtimi do të përfitojnë.
Punimet për fazën e parë të rindërtimit në Bubq do të zgjasin 5-6 muaj.