![armand duka per miqesoren me Kosoven Rinis të dielën kamponati i futbollit, pas 2 muajsh bojkot](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/09/armand-duka-per-miqesoren-me-Kosoven.jpg)
Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përshëndetur rinisjen e kampionatit kombëtar të futbollit, pas dy muajsh bojkot.
Duka theksoi se të gjitha ndeshjet dhe stërvitjet e skuadrave do të zhvillohen duke u bazuar në protokollet strikte shëndetësore dhe në rregullat e distancimit social, për të ulur sa më shumë mundësinë e infektimeve.
Kreu i FSHF-së përshëndeti dhe këmbënguljen e skuadrave të futbollit për të arritur plotësimin e kërkesave të tyre:
“Përveç pandemisë, ky fillim edicioni u shoqërua edhe me bojkotin e kampionatit nga Liga Profesioniste e Futbollit. Ata i drejtuan qeverisë katër kërkesa të drejta.
Koha tregoi se lëvizja e klubeve ia arriti qëllimit, duke bërë që zëri i futbollit të dëgjohet, në opinionin publik dhe atje ku duhet.
Ne kemi marrë një premtim nga Kryeministri për zgjidhjen e problemit.”
Ai uroi të gjitha skuadrat për të pasur një kampionat sa më të mirë, i cili zhvillon ndeshjest e para, të dielën, një nëntor.