
Qytetarët nga Korça, Vlora, Shkodra e Fieri do të mund të udhëtojnë sot nga qytetet e tyre drejt Tiranës me transport publik.
Dhjetra kompani të transportit ndërqytetas kanë lajmëmruar në 23 qershor se do të rinisin punën duke zbatuar protokollet e sigurisë të rekomanduara nga ministria e Shëndetësisë.
Ndërsa kompanitë që operojnë brenda Tiranës kanë refuzuar të rinisin punën pa u hequr protokollet e sigurisë. Sipas tyre rinisja e punës duke zbatuar protokollet e sigurisë, me udhëtarët me maska të detyrueshme dhe që duhet të ulen diagonal nga njëri-tjetri, do të thotë që autobuzët të punojnë me 25 për qind kapacitet. Kjo për to, do të thotë falimentim.
Shoqatat e transportit brenda Tiranës këmbëngulin të mos rifillojnë punën deri sa ministria të ndryshojë protokollin.