Të paktën 35 vetë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën nga një person i veshur me bombë, në një treg të mbushur me njerëz në zonën e Sadr City të Bagdadit të hënën, në prag të Kurban Bajramit, thanë burimet e sigurisë dhe spitalit, për The Guardian.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, tha agjencia e lajmeve e grupit Nasheer në Telegram. Ajo tha se një nga militantët e saj shpërtheu jelekun me bombë në mes të turmës.
Burime nga spitali thanë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike.
Kryeministri, Mustafa al-Kadhimi, mbajti një takim urgjent me komandantët e lartë të sigurisë për të diskutuar mbi sulmin, tha zyra e Kryeministrit në një deklaratë të shkurtër.
Në prill, grupi militant mysliman i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me makinë bombë në një treg në Sadr City, lagja kryesore myslimane shiite e Bagdadit, ku u vranë katër persona dhe u plagosën 20 të tjerë.
Shteti Islamik gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm me bombë në janar që vrau më shumë se 30 persona në tregun e mbushur me njerëz në Sheshin Tayaran në Bagdad- bombardimi i parë i madh i Irakut në tre vjet.
Sulmet me bomba ishin një herë e një kohë një dukuri pothuajse e përditshme në kryeqytetin Irakian, por janë zvogëluar që kur Shtetit Islamik u çlirua në 2017.