Kryetari i Kolegjit të Apelimit, gjykatës së brendshme të Partisë Demokratike, Arben Ristani akuzoi kryetarin Basha se nuk ka plotësuar me anëtarë këtë institucion duke e bërë të pamundur funksionimin e tij.
“Kolegji i Apelimit, gjykata e partisë nnuk funksionon, që prej themelimit ajo ka vetëm kryetar dhe o anëtarë. ajo nnuk shqyrton dot ankimiet që vijën për shkeljen e statutit”, u shpreh Ristani, të mërkurën në një konferencë për shtyp, të grupimit “Për PD-në”.
Në konferencë foli edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar, Nishani.
Imami u shpreh se: “I them z. Basha që ti nuk je kryetar i një subjekti terrorist, komunist, që i mban të fshehta listat e partisë. Në një parti si PD nuk mund të ketë lista të fshehta të partisë”.
Bujar Nishani tha se “kultura e vjedhjes së votave ekziston si në zgjedhjet e përgjithshme dhe në ato të partisë”. Ndërsa Edit Harxhi, candidate për kryetare të PD-së u shpreh se lëvizja e saj do të vazhdojë brenda PD-së.
Ristani, Imami, Nishani, Harxhi, Elezi, Kulluri janë pjesë e grupimit “Për PD-në”, i cili kandidoi në zgjedhjet brenda partisë me Edit Harxhin. Harxhi humbi zgjedhjet, duke marrë rreth 1000 vota.