Duke nisur nga 16 gushti, në Maqedoninë e Veriut vetëm persoant e vaksinuar (edhe me një dozë) do të lejohen të marrin pjesë në aktivitete me mbi 30 persona në mjedis të hapur.
Qeveria maqedonase vendosi të premten mbylljen e të gjitha aktiviteteve në ambjente të brendshme më 16 gusht. Vendimi u njoftua nga kryeministrit Zoran Zaev në Facebook. Masat e reja kufizuese të miratuara janë:
Deri më 15 gusht, të gjitha objektet hotelet dhe restorantet mund të punojnë në ambjente të mbyllura, deri në 40% të kapacitetit dhe një maksimum prej 250 personash.
Klubet e natës (diskoteka), kabaret, baret, mund të punojnë në ambjente të hapura me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe jo më shumë se 1 000 vizitorë.
Nga 16 gusht, puna dhe organizimi i çdo lloji të aktiviteti në ambjente të mbyllura ndalohet.
Nga 16 gusht 2021 në çdo aktivitet në ambjent të hapur me mbi 30 të ftuar lejohen vetëm personat e vaksinuar me të paktën një dozë.