![mace ok 328096773 Rreqebulli, specie në rrezik zhdukje është parë në lindje të vendit](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/04/mace_ok_328096773.jpg)
Në rajonin e Polis-Guri i Zi është parë një familje rreqebulli, një nga macet më të mëdha dhe grabitqari i tretë më i madh në Ballkan.
Fatkeqësisht, rreqebulli është specie në zhdukje. Mendohet se popullata e tyre ka më pak se 50 anëtarë, si rezultat i prerjes së pemëve dhe dëmtimit të habitatit.
Kamerat e vendosura nga Agjensia e Mbrojtjes dhe Ruajtjes së Mjedisit dhe Zyra për Zonat e Mbrojtura në Elbasan arritët të filmonin familjen e rreqebullit. Zona Polis-Guri i Zi është e vetmja zonë ku kjo kafshë riprodhohet.